Lajme

Vuçiq: Shpresoj që NATO është e mençur për ta parandaluar konfliktin në veri të Kosovës

Presidenit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është pyetur se a ka mundësi që Prishtina të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe të ndërhyjë në veri të Kosovës.

Siç raporton Kosovoonline, Vuçiq tha se kjo është e mundur por shpreson që NATO është mjaftë e mençur që ta ndalojë këtë.

“Shpresoj se do të ketë mjaft mençuri dhe pjekuri në NATO për të parandaluar një gjë të tillë”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se nëse amerikanët janë të zgjuar do t’i thonë KFOR-it dhe EULEX-it që të patrullojnë në veri të Kosovës.

“Në qoftë se amerikanët janë mjaft të zgjuar e të ndershëm, ata do t’i thonë KFOR dhe EULEX të bëjnë punë policore në veri. Mendoj se mund të ndihmojë në mbajtjen e paqes, pavarësisht se sa kohë duhet. Dhe në qoftë se ata mendojnë se shqiptarët do të vijnë për të rregulluar në veri, dhe ata nuk kanë të drejtë për të sipas Marrëveshjes së Brukselit, as sipas vullnetit të popullit, unë kam frikë se kjo do të çojë në fatkeqësi”.

I pari i Serbisë tha se nuk mund të ecët përpara pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe te tërheqet vendimi për target.

“Tani pak nga Bashkësia e Komunave Serbe dhe tërheqja e vendimit mbi targat, për t’i qëndruar (Kurtit) letrës së asaj që u nënshkrua. Kur ta mësosh këtë, atëhere mund të ecim përpara,” tha Vuçiq.

Në këtë intervistë, Vuçiq tha se serbët i ka ndal të paktën 20 herë që të largoheshin  nga institucionet e Kosovë – Gjithashtu, ai tha se në qershor mund të kishte ndodhur një gjakderdhje e madhe.

Në shenjë proteste kundër vendimit për targa dhe shkarkimit të drejtorit rajonal të Policisë në veri,  Lista Serbe ka kërkuar që të gjithë serbët të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë zhveshur dje uniformat e tyre.

Nga detyra e ministrit të Kosovës ka dhënë dorëheqje edhe Goran Rakiq, ndërsa gjatë ditës së sotme, kësaj iu janë bashkuar edhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri.

Sot gjatë ditës është mbajtur edhe një protestë në veri, nga e cila u kërkua formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com