Lajme

Vuçiq reagon sërish: Nëse guxojnë të persekutojnë dhe vrasin serbët, Serbia do të fitojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka reaguar mbi zhvillimet e sotme, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Vuçiq përmesn jë cicërime në Twitter, ka përsëritur sërish fjalë që i tha gjatë ditës, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, duke thënë se Serbia lutet dhe kërkon paqe.

“Nëse guxojnë të persekutojnë dhe vrasin serbët, Serbia do të fitojë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Theksojmë se misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR cilëson si situatë të tensionuar dhe ka shprehur gatitshmërinë për ndërhyrje në rast të rrezikimit të stabilitetit të sigurisë në veri.

Lexo edhe:
KFOR: Siguria në veri është e tensionuar, jemi të gatshëm të ndërhyjmë

“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999”, thuhet në komunikatën për media.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Protesta e serbëve lokalë vjen një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Lexo edhe:
Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të Putinit, do të dështojnë

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me një dokument të hyrje-daljes, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.

Me një dokument të tillë, qytetarët e Kosovës pajisen qe 11 vjet, sa herë që hyjnë në territorin e Serbisë./Shqip.com