Lajme Ballkan

Vuçiq, Rama e Zaev takohen më 29 korrik për “Minishengenin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një lidhje video, të martën ka marrë pjesë në konferencën “Shengeni i Vogël”, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.  Ata u dakorduan të takohen në Shkup më 29 korrik për nënshkruar marrëveshje shtesë mes tri vendeve për të krijuar lehtësira në tregti, eksporte dhe importe, njofton SHQIP

Ndër të tjera, ata u pajtuan për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese.

“Ata theksuan se pavarësisht vonesave në procesin e zgjerimit, do të vazhdojnë të përpiqen të identifikojnë mënyra të reja, fusha të politikave dhe instrumente financiare, në mënyrë që të tre vendet të rrisin kontributin e tyre në Evropë, të forcojnë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe të integrojnë gradualisht rajonin në tregun e vetëm evropian”, shkruan N1.

Sipas një deklarate nga kabineti i Vuçiqit, ata diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën Evropiane në tërësi.

Tutje, bëhet e ditur se ata ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në BE, por që kjo e fundit ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane. /SHQIP