Lajme Ballkan

Vuçiq: Po vazhdojmë bisedat e vështira, po luftojmë për paqe

Foto:AP

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit Vuçiq është shprehur se ai nuk do të heqë dorë nga interesat jetike kombëtare dhe shtetërore,mbi të gjitha interesat dhe siguria e serbëve në Kosovë, raporton Tanjug.

Vuçiq bëri të ditur se bisedimet me Escobarin dhe Lajçakun, ku morën pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Serbi, Christopher Hill dhe Emmanuel Giofre, do të vazhdojnë sonte.

Foto nga takimi Lajçak-Vuçiq

“Kemi pasur bisedime të vështira me Miroslav Lajçakun dhe Gabriel Escobarin. Ne po vazhdojmë bisedimet sonte pas orës 22:00 për çështjen e Kosovës”, tha Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu sot gjatë ditës Lajçak dhe Escobar kanë zhvilluar takim edhe me përfaquesit e serbëve në Kosovë dhe gjatë ditës së djeshme gjatë qëndrimit në Kosovë kanë zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Shqip.com