Lajme Ballkan

Vuçiq niset për në Rusi, thotë se ka shumë tema për të diskutuar me Putinin

Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është nisur për në Moskë ku do të takohet me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Pa dyshim, që Kosova pritet të jetë temë diskutimi ndërmjet tyre.

Rusia është penguese e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, Putin i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme Serbisë në raport me Kosovën duke pretenduar në parimin “mbrojtjen e sovranitetit territorial”.

Por, në tavolinën e  Kremlinit temë diskutimi nuk do të jetë veç Kosova.

Kremlini

Serbinë po e preokupon edhe një çështje tjetër.

Gazi – Vuçiqit i intereson çmimi i gazit, në një kohë ku globalisht ka krizë energjetike, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Rezultati është shumë më i rëndësishëm se formati. Do të ketë shumë tema në tryezë me Putinin, njëra prej tyre është gazi”, tha Vuçiq

Presidenti serb ka deklaruar disa herë që e dëshiron  integrimin në Bashkimin Evropian, por “pa i prishur raportet me Rusinë”. /Shqip.com