Vuçiq merret me Kosovën, thotë se s’do ta lejoj të pavarësohet!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zgjedhur të merret me një temë që ka kohë që është mbyllur – shtetësia e Kosovës.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se nuk do ta lejoj Kosovën që të bëhet e pavarur anise vendi ynë ka shpallur pavarësinë që nga viti 2008.
Ai është marrë sërish me zhvillimet e fundit në veri derisa ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare.
“Nuk do t’i lë ta shkatërrojnë Serbinë, nuk do t’i lejoj ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë. Kryetari që nuk mori as 3 për qind të votave dhe me 800 vota u bë kryetar i dhjetëra mijëra serbëve. Imagjinoni çfarë do të thoshin për Serbinë po të dilnin 3 për qind”, tha ai.
Ai tha se opozita në Beograd janë të mbështetur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
/Shqip.com