Lajme

Vuçiq: Kushti i parë për kthim në institucione është plotësuar, i dyti është Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur pas arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për çështje e targave.

Vuçiq është shprehur se kushti i parë për kthim në institucione është plotësuar ndërsa i dyti është Asociacioni.

“Për kthimin e serbëve në institucione është përmbushur kushti i parë, ani mbetet i dyti – formimi i një bashkësie të komunave serbe” ka thënë Vuçiq.

Ai mes tjerash ka thënë se Parlamenti Evropian po të mërkurën miratoi një rekomandim, e jo një rezolutë përmes së cilës i kërkohet Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata po kërkojnë nga ne njohje reciproke. Ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke”, shtoi ai, raporton Tanjug.

Këto komente kreu i shtetit serb i bëri pas takimit që pati me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Cvijanoviq dhe presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik.

Vuçiq shtoi se i ka njoftuar ata për bisedimet në Bruksel dhe situatën në Kosovë.

/Shqip.com