Lajme Ballkan

Vuçiq: Kurti donte ta fuste Serbinë në konflikt me NATO-n, për të shmangur detyrimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte në fjalimin e tij drejtuar kombit se në planin franko-gjerman nuk ka asgjë për të cilën Serbia duhet të jetë entuziaste, përkundrazi.

Më tutje Vuçiq ka thënë se Prishtina po kërkon konflikt që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n dhe të shmangë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Siç tha ai, plani është bërë një kornizë e re negociuese për Serbinë dhe nuk do të ketë përparim në Evropë nëse nuk ka bashkëpunim.

Vuçiq tha se ka marrë pjesë në biseda të shumta për Kosovën dhe se e fundit ka qenë më e vështira për të.

Ai shtoi se në kohën e Kurtit janë regjistruar 288 incidente, dhe vetëm këtë vit 10 incidente të rënda, e fundit prej të cilave ishte plagosja e sotme e Miljan Deleviqit, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë.

Presidenti i Serbisë, theksoi se Beogradi çdo ditë thekson se serbët nuk u lejuan të votonin në zgjedhje, në referendum, se fëmijët serbë u pushkatuan, vetëm për shkak të Krishtlindjeve, raportojnë mediat serbe.

/Shqip.com