Lajme

Vuçiq: Kosova synon të provokojë konflikt, do të na fusë në luftë me NATO-n

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se synimi i Qeverisë së Kosovës është që provokojë konflikt, e do ta fusë në luftë me NATO-n.

“Pas vendosjes së barrikadave, qëllimi i tyre i vetëm, pasi nuk kishin ndërmend të zbatonin Asociacionin është të provokojnë një konflikt lufte, ta fusin Serbinë në konflikt me NATO-n dhe gjithë botën dhe të paraqiten si viktima të Zelenskit ballkanik dhe të Ballkanit.”, theksoi Vuçiq.

Ai tha se negociatat me Qeverinë e Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë të sinqerta apo të hapura.

“Ne e shihnim njëri-tjetrin si armiq, ata na shihnin më shumë se ne ata. Pas kësaj ka pasur shumë sulme ndaj popullit tonë, konfiskim të barnave, përgjime dhe konfiskim të mallrave të konsumit. Gjatë gjithë kohës duke shkelur brutalisht Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset e saj”, tha ai.

Vuçiq tha se dëshiron të jetë i përgjegjshëm dhe i respektueshëm ndaj qytetarëve, në mënyrë që ata ta dinë se qeveria, presidenti dhe Kuvendi nuk kanë asgjë për t’u fshehur.

Do të ketë kohë për konkluzione dhe vendime, por është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se me çfarë po përballemi, ka theksuar më tutje Vuçiq.

/Shqip.com