Sport Ndërkombëtar

Vritet në Vjenë ish-futbollisti i Kombëtares së Austrisë

Ish-futbollisti i Kombëtares së Austrisë, Volkan Kahraman ka ndërruar jetë.

Ai është vrarë pas një sherri banal në rrugë.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga mediat austriake që kanë bërë të ditur se ka ndodhur në Vjenë.

Ai u vra me armë zjarri nga një person me të cilin njihej e më pas u vetëvra.

Kahraman, i cili në karrierën e tij ka luajtur tre ndeshje me përfaqësuesen austriake të tij në fillimin e viteve 2000.

Kahraman vdiq në moshën 43-vjeçare, ai kohët e fundit kishte punuar si trajner në skuadra të ndryshme në Vjenë.

/Shqip.com