Lajme Botë

Vritet kryetari i një komune në Zvicër, e dyshuara kryesore është gruaja e tij

Vrasja në Zvicër

Një 69-vjeçar është vrarë në Lauterbrunnen mbrëmjen e së mërkurës.

Disa orë më vonë policia ka arrestuar si autore të dyshuar bashkëshorten e tij, një 58-vjeçare gjermane.

Sipas policisë, ajo është në paraburgim.

Shërbimet e urgjencës gjetën të plagosurin rëndë në një shtëpi në Gässli. Sipas gazetës “Berner Zeitung”, ai është kryetar komune. Shërbimet në fjalë mundën të konstatojnë vetëm vdekjen e tij, njofton prokurori publik rajonal dhe Golicia e Kantonit të Bernës, raporton alb.info.ch.

Gruaja nën dyshim

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për autorët e mundshëm të krimit. Disa orë më vonë ajo ka arrestuar gruan e të ndjerit, në zonën e Lauterbrunnen. 58-vjeçarja gjermane është dërguar në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Gruaja dyshohet se i ka shkaktuar plagët fatale bashkëshortit të saj. Nën drejtimin e prokurorisë publike po zhvillohen hetime të gjera për rrethanat e krimit. Policia nuk ka dhënë më shumë informacione për rrjedhën e ngjarjes dhe rrethanat e vrasjes.