Vriten dy persona në Elbasan
Dy persona A.Ç 50 vjeçar dhe 35 vjeçari L.B janë qëlluar për vdekje të shtunën në Elbasan.
Ngjarja ndodhi saktësisht pranë një karburanti në Bradadesh.
50-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe L.B janë qëlluar sapo kanë ndaluar pranë një karburanti.
L.B ka vdekur në vendngjarje ndërsa A.Ç pësoi vdekje klinike dhe është dërguar tek spital i Traumës, transmeton Top Channel.
Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.
Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion për autorët, por policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre.
Forca të shumta policie, së bashku me FNSH e RENEA kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit. /Shqip.com