Vrasje në tentativë në Kaçanik, viktima në gjendje të rëndë në QKUK
Publikuar:
(16.10.2021 09:39:51)
Një vrasje në tentativë raportohet se ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Vëllezërit Qaka” në Kaçanik.
Sipas policisë, një person është therur me thikë nga një i dyshuar, i cili është arrestuar.
Viktima për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Ndërsa, sipas policisë, motivet e incidentit janë ende të panjohura./SHQIP.com