Lajme

Vrasja në Pakashticë dyshohet se ndodhi nga pakujdesia, viktima dhe dorasi ishin familjarë

Ilustrim.

Vrasja e 30-vjeçarit në fshatin Pakashticë të Podujevës që ndodhi të mërkurën mbrëma, dyshohet se u bë nga pakujdesia.

Viktima dhe dorasi, i cili u arrestua të mërkurën, kanë lidhje familjare.

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Këto informacione i ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se me urdhër të prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurores viktima është dërguar për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për Shqip.com.

Në vendin ku ndodhur krimi, siç ka njoftuar policia, janë sekuestruar dy armë të gjuetisë./SHQIP.com