Lajme

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, vazhdon procesi gjyqësor

Politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Të hënën do të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kështu ka njoftuar Musa Damati, avokat në këtë rast.

Po ashtu ai për KosovaPress, ka theksuar se në këtë seancë pritet të dëshmojnë edhe figura të larta politike.

“Të hënën duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësorë penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes se politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”.

Veriu i Kosovës/

Gjashtë persona janë të akuzuar për këtë vrasje.

Mirëpo, edhe pesë të tjerë sipas Prokurorisë janë të dyshuar për këtë krim.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është qëlluar më armë zjarri mëngjesin më 16 janar 2018 në veriun e Mitrovicës. /Shqip.com