Kulturë

Votohet propozimi për dhënien e parcelës së Prishtinës “Sunny Hilli”-it

“Sunny Hill Festival 2022”

Me 26 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, është votuar propozimi i kryetarit të Prishtinës Përparim Rama për dhënien në shfrytëzim të parcelës së Komunës së Prishtinës kompanisë “Sunny Hill”.

Sipërfaqja e kësaj hapësirë është prej 17 hektarësh dhe do të jetë në shfrytëzim për 99 vite.

Ky festival për këtë vit do të mbahët  do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e festivalit, biletat “Believer” do të kushtojnë 70 euro, ato Early Bird Ticket 100 euro, Regular Ticket 120 dhe bileta më e shtrenjtë do të jetë ajo VIP e cila do të jetë 250 euro.

Biletat tanimë kanë dalë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë duke klikuar këtu.

Sunny Hill, mbledh artistë të shumtë ndërkombëtar, ndërkaq deri më tani nuk është bërë e ditur se cilët artistë do të përformojnë./SHQIP.com