Lajme Botë

Von der Leyen dhe Macron pritet të udhëtojnë së bashku drejt Kinës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula uon der Leyen, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula uon der Leyen, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, do të udhëtojë në Kinë me presidentin francez, Emmanuel Macron, në javën e parë të prillit.

Nga Parisi, presidenti francez kujtoi se ai është “i përkushtuar për të koordinuar dhe shprehur një zë evropian” kundër Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

Ne duhet të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur të angazhojmë Kinën në anën tonë në mënyrë që të ushtrojmë presion mbi Rusinë që të përmbahet në mënyrë të sigurt nga përdorimi i armëve kimike ose bërthamore dhe të ndalojë konfliktin, të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë respektimin e ligjit ndërkombëtar, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, sqaroi ai.

Ursula von der Leyen pritet të mbajë një fjalim të enjten në Bruksel mbi marrëdhëniet BE-Kinë.

Gjatë diskutimeve të tyre të vjeshtës mbi këtë çështje, liderët evropianë dukej se donin të gjenin rrugën e tyre drejt Kinës, pa u rreshtuar me SHBA-në dhe pa u zhvendosur në një logjikë “konfrontimi sistematik”.

/Shqip.com