Von Cramon kujton Rugovën: Pavarësia, testament i përpjekjeve të palodhshme të popullit të Kosovës
Eurodeputetja Vioa von Cramon, njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e saj, ajo ka veçuar përpjekjet e presidentit Ibrahim Rugova në rrugën drejt arritjes së mëvetësisë.
“Më 17 shkurt, kujtoj edhe presidentin e ndjerë Rugova dhe lidershipin e tij vizionar. Deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës dhe shpirt e qëndrueshëm të popullit të Kosovës. Vizioni i tij për një Kosovë demokratike dhe përfshirëse, për një Kosovë multietnike, ku të gjithë qytetarët jetojnë të lirë nga frika dhe diskriminimi, shtruan themelet për kombin që festojmë sot”, shkroi von Cramon.
🇽🇰 Happy 16th Birthday!
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 17, 2024
Happy Independence Day to #Kosovo!
I cannot wait to see Kosovo continue to thrive and prosper for many more years to come. pic.twitter.com/B3r1N8lKyS
/Shqip.com