Lajme Botë

Vladimir Putin po ‘lufton për jetën e tij’

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Vladimir Putin po ‘lufton për jetën e tij’ dhe ka frikë se mund të vritet nëse Rusia pëson humbje të tjera të rënda pas çlirimit të Khersonit, ka pohuar një figurë e lartë e inteligjencës ukrainase, raporton The Times.

Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të shtabit të Volodymyr Zelensky, tha se rimarrja e territorit të kontrolluar nga Rusia ka rritur në mënyrë dramatike frikën në Kremlin se Ukraina do të fitojë luftën.

“Putini është shumë i frikësuar sepse nuk ka falje në Rusi për carët që humbin luftërat”, ndërsa shtoi se “nëse ai e humb luftën, të paktën në mendjet e rusëve, do të thotë fundi. Fundi i tij si figurë politike. Dhe ndoshta edhe në kuptimin fizik”, ka thënë ai për The Times.

Tutje, rëndësia e madhe e Khersonit për Kremlinin, si për shkak të lidhjes së tij me Krimenë e aneksuar dhe portin e Odesës të Ukrainës në perëndim e bëri atë një humbje të turpshme për Putinin kur ai urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin javën e kaluar.

/Shqip.com