Lajme Botë

Vladimir Putin mbanë mbi 12 miliardë euro të fshehura në shtetin afrikan

Vladimir Putin ka fshehur miliarda euro dhe pasuri në ari në një vend afrikan në rast se duhet të largohet nga Rusia.

Siç shkruan media angleze Mirror, vlera totale e fondit të arratisjes së tij të fshehur në “magazinat nëntokësore” në vendin pa dalje në det raportohet rreth 12.3 miliardë euro.

Thuhet se pasuria është nën mbrojtjen e ngushtë të kompanisë ushtarake private Wagner – një ushtri mercenare ruse e cila është besnike ndaj Putinit – në Republikën e Afrikës Qendrore.

Wagner është gjithashtu vendimtare në luftën të Putinit në Ukrainë, pasi ka rekrutuar dhjetëra mijëra mercenarë dhe të dënuar për vijën e frontit.

Mediat zyrtare shtetërore në Rusi thonë se Putin – i cili ka anashkaluar samitin e G-20 në Bali – mori kohë për të folur me Faustin Arcange Touadera, president i shtetit afrikan të premten.

“Presidentët shprehën synimin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh politik, tregtar dhe ekonomik, përfshirë në sektorin e karburantit dhe energjisë”, thuhet në një deklaratë nga qeveria ruse.

Por kanali Telegram i gjeneralit SVR tha se qëllimi i vërtetë i Putinit në thirrje ishte të verifikonte “besnikërinë” e liderit afrikan.

Kanali në Telegram e jep pretendimin befasues se Putin e konsideron Republikën e Afrikës Qendrore si një nga dy opsionet për evakuim në një situatë emergjente për veten dhe të dashurit e tij, jashtë territorit të Federatës Ruse.

/Shqip.com