Sport Shqiptar

Vjosa Osmani: Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, ka uruar xhudisten kosovare, Nora Gjakovën për triumfin me medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com

Kjo pasi Gjakova i siguroi medaljen e dytë të artë Kosovës në këto gara.

“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar”, shkruan Osmani në postimin e saj.

Xhudistja kosovare në finale triumfoi ndaj francizes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi./Shqip.com