Kulturë

Vjosa Osmani: Dua faleminderit që po iu bashkohesh thirrjeve tona kolektive për liberalizimin e vizave

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kohët e fundit është shndërruar në emrin më të komentuar në mediat rozë.

Në kuadër të “Sunny Hill” mbrëmë në natën e parë të edicionit Dua ka elektrizuar skenën me performancën e saj të jashtëzakonshme.

Pak para performancës, Dua mbajti edhe një konferencë për media ku përvec se tha që ndihet e lumtur për rikthimin në shtëpië ajo foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë, duke u shprehur se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërkohë, edhe në festival ditën e djeshme u nis fushata me moton “SETMEFREE” (Më lër të lirë) që bënte thirrje pikërisht për liberalizimin e viazve për shtetasit e Kosovës.

Për këtë iniciativë, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar artisten shqiptare përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Faleminderit Dua Lipa që po i bashkohesh thirrjeve tona kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh”, ka shkruar Osmani.

Këtë postim të Osmanit e ka rishpërndarë edhe vetë krijuesja e hitit “Levitating” në llogarinë e saj në Instagram./Shqip.com