Lajme Ballkan

Vjosa Osmani del në pritje të 45 viktimave në Shkup

Vjosa Osmani duke pritur viktimat e aksidentit në Bullgari.

Kanë mbërritur në Shkup 45 trupat e viktimave të cilët vdiqën në një aksident në Bullgari, përcjell Shqip.com.

Krahas liderëve shtetërorë të Maqedonisë Veriore, në ceremoninë e nxjerrjes së trupave të pajetë është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi e kryparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

45 trupat e viktimave pritet që t’u dorëzohen familjarëve të tyre, teksa më vonë do të bëhet edhe varrimi i tyre.

Ndërkaq, Prokuroria e Shtetit në Bullgari kanë konfirmuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, por se nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar atë.

Lexo edhe:
Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Më 23 nëntor, një autobus me udhëtarë ishte aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Autobusi i cili ishte përfshirë nga flakët, kishte pasagjer kryesisht me origjinë shqiptare, 45 pasagjer mbetën të vdekur prej tyre, 12 ishin fëmijë.

Ndërkaq, shtatë persona i mbijetuan aksidentit./SHQIP.com