Lajme

Vjehrri kërcënoi nusen e djalit që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim

Ilustrim.

Një burrë nga Skenderaj e ka kërcënuar nusen e djalit të tij, që ta a tërheq kërkesën për shkurorëzim.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e vajzës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e tij duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit”, thuhet në raport.

I dyshuari menjëherë është ftuar për intervistim.

Pasi i dha përgjigjet ai është liruar në procedurë të rregullt. /Shqip.com