Lajme

Prishtinë: Vjedhje në një barnatore

Ilustrim

Një barnatore është grabitur të enjten në rrugën “Gustav Majer”,  në Prishtinë.

Vjedhja ka ndodhur rreth orës 19:40.

Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ilustrim

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar”, tha Ahmeti

Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin. /Shqip.com