Lajme

Begaj nesër viziton Kosovë, kjo është agjenda

Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pritet që nesër dhe pasnesër të qëndrojë  në Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e tij jashtë shtetit të Shqipërisë.

Fillimisht Begaj do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 10:00.

Në ora 12:00 pritet që të ketë një deklarim nga ana e dy presidentëve të dy shteteve.

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Begaj pritet që të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca në ora 12:15 dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në ora 13:00.

Nga ora 15:45 deri në ora 17:00, Begaj do të bëjë homazhe të varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe do të vizitojë kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Dita e dytë e vizitës pritet të jetë e rezervuar për partitë opozitare.

Ditën e parë takimet e Begaj nisin në ora 09:00 ku takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Pas Krasniqit Begaj pritet të zhvillojë takim edhe me Lumir Abdixhikun në ora 09:30 minuta dhe Ramush Haradinaj në ora 10:10 minuta.

Begaj vizitën në Kosovë e përmbyll duke vizituar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në ora 14:45 minuta./Shqip.com