Kulturë Kino

“Virgjëresha Shqiptare” me premierë në Gjermani

Filmi shqiptar “Virgjëresha Shqiptare” do të ketë premierën në Gjermani, më 9 shkurt.

Aktorja e filmit, Rina Krasniqi është shprehur se ky ishte një nder dhe privilegj, teksa falënderon mbështetjen e komunitetit shqiptar.

“Një nder dhe privilegj. Një shtëpi plot dhe një eksperiencë plot ngrohtësi teksa festuam premierën e filmit tonë në Gjermani, duke e përfunduar atë me praninë dhe mbështetjen e komunitetit tonë madhështor shqiptar, të cilin i falënderoj thellësisht për mbështetjen e tyre të pandarë! Për ekipin tim dhe kastin tim, shtylla kurrizore e këtij projekti”, ka shkruar ajo.

“Virgjëresha shqiptare” është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Belgjikës.

Filmi “Virgjëresha Shqiptare”, vjen nga Bujar Alimani, dhe trajton ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e veriut të viteve 60.

Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku është vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehte në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor, dhe dashuritë të cilat vihen në provë.

/Shqip.com