Rozë

VIP-at që pritet të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Big Brother

‘Big Brother VIP’ ka startuar më 5 tetor duke bërë bujë të madhe në media.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Arbana Osmani në natën e parë përsëriti disa herë se këta janë VIP-at për momentin, pasi do të ketë hyrje të reja më vonë, kur të fillojnë dhe eliminimet e para.

E në ditën kur banorët do të mbushin shtatë ditë të plota, do të ketë hyrje të reja.

‘Big Brother VIP Albania’

Kjo është lënë të kuptohet tërthorazi të premten por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”.

Siç kanë lënë të nënkuptohet gjatë të martës pritet të prezantohen edhe tre persona tjerë.

Një ndër personat të cilët pritet të futët në shtëpinë e famshme është këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Beatris Ramosaj

Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Tjetër emër i përfolur është ai i aktores, Ema Andrea.

Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh./SHQIP.com