Sport Ndërkombëtar

Vijnë reagimet e para nga Serbia për shkuarjen e Xhakës dhe Shaqirit në Novi Sad: Po na vijnë provokatorët shqiptarë!

UEFA e ka konfirmuar se ndeshja e parë e Bjellorusisë kundër Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë.

Ky është vendimi i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), pasi Bjellorusia është nën sanksione për shkak të mbështetjes së Rusisë në luftën me Ukrainën dhe nuk mund të luajë ndeshje në shtëpi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe, duke përmendur me theks të veçant ardhjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, dyshes shqiptare që e “fundosën” Serbinë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Është mediumi nacionalist serb “Kurir.rs” që në artikullin e publikuar ka shkruar se në Novi Sad po shkojnë “provokatorët shqiptarë”.

“E konfirmuar! Provokatorët shqiptarë në Serbi: Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Novi Sad në kualifikueset për Kampionatin Evropian” – thuhet në titullin e këtij mediumi, shkruan Shqip.com.

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, Xherdan Shaqiri i kishte realizuar Serbisë në takimin vendimtar të grupit në fitoren 2:3 të Zvicrës, fitore ajo e cila e dërgoi në shtëpi kombëtaren serbe.

Zvicra do të luajë në Grupin I me Kosovën, Rumaninë, Andorrën, Izraelin dhe Bjellorusinë.

/Shqip.com