VIDEO/ Momente paniku brenda Cinco Cavallit në Tiranë, sherr dhe të shtëna me armë gjatë performancës së Stresit, këngëtari braktis skenën
![](https://shqip.com/app/uploads/2025/01/bfb9202e-0f3c-48cc-b260-5017dd828c1b.jpeg)
Një incident shqetësues ka prishur festimet e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, gjatë koncertit të organizuar në një klub nate në kryeqytet.
Eventi i organizuar te Parku Olimpik i Tiranës nga Cinco Cavalli, i cili kishte të ftuar artistë të njohur shqiptarë u ndërpre nga të shtëna të papritura me armë që pasuan një sherr të ndodhur po aty.
Shqip.com sjell pamjet e sherrit dhe momentin kur forcat e Policisë së Shtetit hyjnë brenda ambienteve të klubit të natës.
Të shtënat shkaktuan panik dhe kaos mes të pranishmëve, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur të shtënat ndodhën brenda ambienteve të Parkut Olimpik te Komuna e Parisit, gjatë performancës së reperit Stresi.
Këngëtari u detyrua të ndalonte këngën dhe të largohej menjëherë nga skena pas të shtënave, ndërsa vetëm ditën e sotme Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar autorin e të shtënave.
/Shqip.com