Art Jetese

VIDEO / Tre parashutistë fluturojnë mbi shtëpinë e BBVA me mesazhe për Gjestin!

Jo një, por plot tre parashutistë janë parë të fluturojnë sot mbi shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4 me mesazhe mbështetëse për Gjestin.

Banori më i ri duket se ëshë shndërruar në fenomen, teksa ka vjedhur menjëherë vëmendjen e ndjekësve të shumtë.

Gjesti ka fituar një popullaritet dhe mbështetje të madhe si në Shqipëri dhe nga publiku në Kosovë.

E teksa videot e tij me veprime dhe batuta ng brenda shtëpisë së BBVA janë bërë virale në rrjet, duket se mbështetja nga ndjekësit vjen jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

/Shqip.com