Lajme

VIDEO/ Rama pret shiritin, tuneli i Llogarasë 6 km i gjatë kalohet nga automjetet e para

Tuneli i Llogarasë u hap për qarkullimin e mjeteve këtë paradite. Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 6 km i gjatë u përshkua nga automjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.

/Shqip.com