Lajme Botë

VIDEO/ Biden vijon me gafat, presidenti i SHBA-së harron emrin e Hamasit

Presidenti i SHBA-sëm Joe Biden u bë edhe një herë viral në rrjet.

Biden ka harruar emrin e Hamasit. Siç e shihni dhe në video presidenti i SHBA-së duket si i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij.

Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia…”, tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahut të armatosur të palestinezëve.

Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai.

“Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit.

Po, nga Hamasi, më falni…”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti Biden.

/Shqip.com