Lajme

Video/ Banorët kalojnë në krahë fëmijët nga përmbytjet në Lezhë

Vërshimet të mëdha kanë kapluar edhe disa zona të Shqipërisë.

Një video e publikuar në fshatin Gjadër në Lezhë, prindërit shihen teksa marrin përsipër rrezikut dhe transportojnë në krahë fëmijët e tyre në rrugët e mbuluara nga uji.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë natës së kaluar, Lezha është përfshirë në situatë kaotike.

Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati duke vërshuar mbi zonat e banuara dhe duke përmbytur qindra hektarë tokë.

Si pasojë e vërshimit të ujit është bllokuar edhe rruga Gjadër- Zojz.

/Shqip.com