Lajme

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Krahas kësaj, sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shëruar asnjë person.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por që në 24-orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër virusit.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 11 raste aktive me COVID-19.

/Shqip.com