Vetaksident në Podujevë, lëndohen tre persona
Publikuar:
(04.08.2021 20:52:33)

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Bajgorë – Podujevë, ku mbeten të lënduar tre persona.
Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku vetura e ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga.
Lajmin për Gazetën Online Shqip.co, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 114 aksidente, ku një prej tyre ishte me fatalitet. /Shqip.com