Verstappen fiton në Baku, derisa motori e lë në “baltë” Leclercin
Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit dhe mori kontrollin e Kampionatit Botëror, pas një dështimi të motorit në Ferrarin e Charles Leclerc.
Kjo është hera e dytë që Leclerc detyrohet të tërhiqet nga gara edhe pse ishte duke kryesuar, për shkak të një problemi në motor.
Ai tani mbetet mbrapa Verstappen me 34 pikë, pavarësisht që ka gjashtë pozicione pole në tetë gara.
Sezoni i Ferrarit, po shembet pas një fillimi kaq premtues, pasi shoku i skuadrës së Leclerc, Carlos Sainz, gjithashtu nuk arriti ta përfundojë garën, pas një dështimi hidraulik.
Verstappen u ndoq nga shoku i skuadrës Sergio Perezm duke e vendosur Red Bull në dy pozitat e para, ndërsa George Russell u rendit i treti, me shokun e skuadrës Lewis Hamilton që zuri vendin e katërt.
Formula 1 tani do të rikthehet me Çmimin e Madh kanadez, i pari që nga viti 2019, pasi kjo garë u anulua për shkak të pandemisë./Shqip.com