Sport Ndërkombëtar

Vëllezërit që synojnë titullin në Kupën e Botës

Lucas dhe Theo Hernandez janë gati të luajnë Botërorin e parë së bashku.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps i përfshiu të dy mbrojtësit në listën e tij për në Katari 2022, Botëror në të cilin “Gjelat” shkojnë si kampionët në fuqi dhe synojnë ta përsërisin këtë sukses.

26-vjeçari i Bayern Munchen fitoi Kupën e Botës katër vite më parë në Rusi, teksa shpreson që të festojë sërish në Katar bashkë me vëllain e tij, i cili po shkëlqen me Milanin në Serie A. Lucas Hernandez ndjen emocione të forta për faktin që do të jetë në një ekip me vëllain e vogël.

“Fakti që do të luaj një Kupë Botes bashkë me vëllain tim në skuadër, është një ndjesi e pabesueshme. Më bën shumë krenar ky fakt, akoma nuk arrij ta besoj. Do të ishte bukur të luaja, por do të isha më i lumtur nëse do i takonte Theos të luante si titullar”, deklaroi mbrojtësi i Bayern Munchen.

Franca është pjesë e Grupit D bashkë me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë. Dy herë kampionët e botës zbresin në fushë të martën (22 nëntor) dhe përballë do të kenë Kombëtaren e Australisë.

/Shqip.com