Lajme

Vela: Vuçiq dështoi t’i fshehë arsyet e vërteta për anulimin e pjesëmarrjes në Samitin e Ballkanit

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka folur lidhur me anulimin e pjesëmarrjes në Samitin e Ballkanit të Hapur në Tiranë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Vuçiqi ka dështuar që të fsheh arsyet e vërteta për analumin e kësaj pjesëmarrje.

“Histeria e Vuçiçit është një përpjekje e dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për refuzimin për të marrë pjesë në samitin Ballkanit Perëndimor në Tiranë”, shkroi Vela.

Vela tha se Vuçiq po tenton që ta shpërqendroj vëmendjen nga emërimi i Vulinit si udhëheqës i BIA-s.

Shpërqendroni vëmendjen nga emërimi i Vulinit, njëlak, si kreu i deklaratës së samitit të shërbimit sekreti kërkon WB6, incl. SRB, të përputhet me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

“Vuçiq po do ta shpërqendrojë vëmendjen nga emërimi i Vulinit, një lakej rus, si shef i shërbimit sekret”.

Vuçiq anulon pjesëmarrjen në Tiranë, shkak emërimi i Nenad Rashiqit – SHQIP.com

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në një adresim, Vuçiq ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit, ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk mori dënimin e merituar nga BE-ja.

Vuçiq e vlerësoi emërimin e Rashiqit si “të turpshëm” dhe se është “fjala më e butë që mund të përdoret”.

“Ai njeri (Rashiq) fitoi më pak se një për qind në zgjedhje, sikurse edhe Rada Trajkoviq, e cila ishte në listën e tij. Kjo tregon se ata duan persekutimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Nuk jam i sigurt se nesër do të ketë të ketë bisedime me komisionerin evropian”, tha Vuçiq.

Ai tha se është parë qëndrimi antiserb i BE-së.

/Shqip.com