Kulturë

Vdes regjisori i njohur Peter Brook

Regjisori britanik Peter Brook, ndikimi i madh i të cilit arriti në mbarë botën, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga asistentja e tij, Nina Soufy.

Regjisori, ishte i njohur për mënyrën se si e nxori teatrin jashtë botës tradicionale duke montuar produksione në ambiente të papritura.

Peter Stephen Paul Brook lindi në Londrën perëndimore në mars 1925, bir i emigrantëve hebrenj.

Ai nuk kishte një formim teatrale, por pasi studioi në Universitetin e Oksfordit, talenti i tij u vu re shpejt. Në moshën 20-vjeçare ai u emërua drejtor i Teatrit Repertory Birmingham.

Ai shpejt kaloi në Royal Shakespeare Company (RSC) dhe më pas në Shtëpinë e Operës Mbretërore ku, si drejtor i produksioneve në fund të viteve 1940, puna e tij përfshinte La Boheme dhe Salome.

Brook më pas ishte drejtor në Metropolitan Opera House në Nju Jork.