Kulturë

Vdes poeti kosovar Xhevdet Bajraj

Të mërkurën ka vdekur poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajrar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Xhevdet Bajraj ka qenë një poet dhe skenarist kosovar e që ka banuar në Meksisë.

Ai iku nga lufta në Kosovë ku ka banuar atje me gruan e tij dhe dy fëmijët.

Poezi nga Xhevdet Bajraj

LIRIA… IX

Politikanët kurrë nuk e lënë hajninë

për ditën e nesërme

por vjedhin sot

ditën e nesërme ia kanë lënë popullit

E kanë kuptuar shejtanët

bastardët e atdheut

se fjalorit drejtshkrimor i mungon ajo pjesa

ku shpjegohet se e nesërmja

kurrë nuk vjen.