Lajme

Vdes një punonjës i KEDS-it, aksidentohet gjatë kryerjes së detyrës

KEDS

Një punonjës i KEDS-it ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar.

KEDS, përmes një reagimi në Facebook ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Podujevë.

“I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

KEDS është shprehur i tronditur pas këtij rasti, ku kanë thënë se janë të shokuar.

“Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KEDS./Shqip.com