Lajme

Vdes një person në QKUK, mori lëndime në vendin e punës

Një person i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima dyshohet se kishte pësuar lëndime në vendin e tij të punës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, me datë 28.11.2022  ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

/Shqip.com