Lajme

Vdes në QKUK pasi ishte helmuar nga ushqimi në restorant

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të hënën e 4 tetorit, si pasojë e helmimit nga ushqimi në një restorant.

Vdekjen e ka raportuar në polici bashkëshorti i saj, i cili ka bërë të ditur se viktima është varrosur një ditë më pas (të martën) pa iu bërë obduksioni.

“Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij fillojë procedurat hetimore”, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”./SHQIP.com