Vdes në QKUK, 1 javë pasi u aksidentua në Ferizaj
Publikuar:
(08.11.2021 09:56:11)

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e trafikut të ndodhur në fshatin Lloshkobare të Ferizajt më 31 tetor, njofton Shqip.com.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar për më shumë se një javë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj, 31.10.2021 – 21:54. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 07.11.2021 ka ndërruar jetë”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Shqip.com