Rozë Ndërkombëtar

Vdes në moshën 27 vjeçare “Miss Alabama”

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel, një konkurrente në konkursin e bukurisë dhe komentuese konservatore, vdiq të premten në Miami.

Ajo ka vdekur si pasoje e lëndimeve në kokë që ajo mori në një aksident misterioz, njoftoi familja e saj në mediat sociale.

“E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e plagëve të rënda”, shkruan familja e saj në Facebook.

Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e Alabamas në konkursin “Miss for America Strong”, i cili nderon gratë beqare, shkruan Daily Mail.

Ajo ishte gjithashtu një komentatore politike për RBSN, një kompani mediatike konservatore e njohur për mbulimin e mitingjeve të ish-presidentit Donald Trump , sipas familjes së saj.

Sipas postimeve të familjes në mediat sociale, Bethel pësoi ‘dëmtim të rëndë në trurin’ më 10 shkurt në një aksident të paspecifikuar në Miami. Ajo ishte në koma deri më 18 shkurt para se të ndërronte jetë.

Familja nuk ka bërë të ditur se çfarë lloj aksidenti ka shkaktuar lëndimet dhe policia e Miamit nuk ka dhënë detaje./SHQIP.com