Rozë

Vdes këngëtari Ylber Aliu

Ka vdekur në moshën 33-vjeçare këngëtari nga Shkupi, Ylber Aliu, njofton Shqip.com.

Ai vuante nga një sëmundje e veshkëve, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.

Këngëtari njihet si artist, muzicient e interpretues i ilahive.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e Aliut.

“Me pikëllim të thellë sonte mora lajmin për ndarjen nga jeta në një moshë shumë të re të muzicientit të mirënjohur Ylber Aliut.

Ylberi gjithmonë do të mbetet në kujtimet tona si një artist dhe muzicient, por edhe si interpretues i ilahive, e mbi të gjitha edhe si një njeri me virtyte të larta”, ka shkruar ndër të tjera Ganiu. /Shqip.com