Sport Ndërkombëtar

Vdes ish-futbollisti i njohur italian

Patricio Bilio, ish-mesfushori italian është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak.

Ai krijoi një karrierë të madhe në Evropë gjatë fund viteve ’90 dhe fillim të atyre 2000.

Ai ka luajtur për shumë klube të ndryshme, derisa si futbollist u zhvillua te Milani.

Pas tërheqjes nga futbolli, Bilio u rikthye sërish te kuqezinjtë, duke u bërë trajner i shkollës së Milanit në Kuvajt.

/Shqip.com