Sport Ndërkombëtar

Vdes futbollisti 27 vjeçar, hidhet nga kati i tetë

LAJMI I FUNDIT

Mesfushori-sulmues 27-vjeçar, zviceran Karim Gazzetta,  i cili luante për klubin boshnjak të Zrinjski Mostar, i ka marrë jetën vetes (është vetëvrarë). Lajmin e ka bërë të ditur portali lokal “Klix.ba”, duke cituar zëdhënësin e MPB, Ljudevit Mariq.

Sipas raportimeve, pas hetimeve të nisura menjëherë nga policia në vendin e ngjarjes së rëndë, Gazzetta ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në qendër të Mostarit, në rrugën “Kneza Viseslava”.

Futbollisti në fjalë kishte mbërritur në Mostar verën e këtij viti që po i afrohet fundit nga Neuchatel Xamax. Kjo ishte përvoja e tij e parë jashtë vendit, pas një karriere deri atëherë gjithmonë në atdheun e tij.

I ardhur me pritshmëri të mëdha, për shkak të problemeve fizike këtë sezon ka luajtur vetëm një çerek ore në një ndeshje lige pak më shumë se një muaj më parë. Gazzetta kishte luajtur në ekipet kombëtare të të rinjve të Zvicrës nga U-15 deri në U-20, duke veshur fanellat e Servette, Etoile Carouge, Winterthur dhe Lozanne.

/Shqip.com