Lajme Gjykata Speciale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ky dëshmitar është planifikuar të dëshmojë publikisht. Më 21 gusht ka përfunduar dëshminë dëshmitarit i ZPS-së me shifrën W03871.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjte.

Javën që shkoi u mbajtën tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi. Kurse në shtator pritet të mbahen 13 seanca.

/Shqip.com